Një shef nafte në Rusi vdes nga rënia nga dritarja e spitalit - NACIONALE

Një shef nafte në Rusi vdes nga rënia nga dritarja e spitalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një shef nafte në Rusi ka vdekur pas rënies nga dritarja e një spitali në Moskë, disa muaj pasi kompania e tij e kritikoi pushtimin e Ukrainës.

Ravil Maganov, shef i bordit të drejtorëve në kompaninë më të madhe private të naftës në Rusi, “Lukoil”, ra nga një dritare në spitalin qendror klinik. Ai vdiq nga lëndimet e pësuara, raportoi agjencia e lajmeve, “Interfax”.

Sidoqoftë, kompania tha se Maganov-i vdiq pas një sëmundjeje të ashpër, pa treguar se për cilën sëmundje po trajtohej shefi i bordit të drejtorëve.

Nuk qe menjëherë e qartë nëse vdekja e tij ishte incident, vetëvrasje ose e lidhur me ndonjë autor. Mediet shtetërore ruse raportuan se ai ishte pranuar në spital me një problem në zemër dhe ishte duke përdorur ilaçe kundër depresionit.

Lajme të ngjashme