Një raketë thërrmuese iraniane bie në Izrael, vritet dy të moshuar
Një çift i moshuar, Yaron dhe Ilana Moshe, u vranë të mërkurën në mëngjes në Ramat Gan nga një raketë me municion thërrmues, përderisa Irani vazhdoi që të hedhtë raketa drejt Izraelit gjatë natës së kaluar e deri në mëngjes.
Nga mesnata deri në orën 8 të mëngjesit u hodhën katër valë raketash që shkaktuan lëndime e dëme ndaj pronave, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Irani ka hedhur municione thërrmuese në drejtim të Izraelit që nga fillimi i luftës.
Autoritetet raportuan se municionet goditën disa zona në pjesën qendrore të Izraelit nga vala që nisi pak pas mesnatës. Dy valë raketash u hodhën brenda një kohe të shkurtër mes njëra-tjetrës.
Zëdhënësi policor, Dean Elsdunne, tha se, sipas vlerësimit fillestar, një ndërtesë banimi u godit me municion thërrmues në Ramat Gan, qytet afër Tel-Avivit.
Shërbimi i mjekësisë urgjente “Magen David Adom” tha se dy viktimat u gjetën të vdekura në vendin e ngjarjes.
Policia tha se çifti ishte nisur drejt strehimores kundër bombave, por raketa ra para se ata të arrinin atje. Komandanti policor për distriktin e Tel-Avivit, Haim Sargaroff, ha se “mësa duket, ata nuk ia dolën që të arrinin te dhoma e sigurt, ishin vetëm [disa] metra prej saj”.
Chen Amir, fiqnj i çiftit të vrarë, tha se pas aktivizimit të sirenave të alarmit për sulme ajrore, ai dhe bashkëshortja e tij hynë në dhomën e tyre të sigurt.
“E dëgjova shpërthimin. E hapa derën dhe kishte tym gjithkund. Pashë dëme, kishte çarje në të gjitha muret dhe dollapët ishin rrëzuar” – tha ai.
Ekipet emergjente trajtuan dy persona të tjerë që pësuan lëndime të lehta./Nacionale