Një qytetar nga Llapi letër presidentit Biden: Mos e bosnjëzoni Kosovën
Një qytetar nga Podujeva, i quajtur Arsim Thaçi, i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një letër të hapur në llogarinë e tij në Facebook.
Ndonëse është i vetëdijshëm se kjo letër nuk mund të arrijë te presidenti Biden, megjithatë ai ka vendosur t’i drejtohet presidentit amerikan, duke e lutur që ShBA-në që të mos bëj trysni ndaj Kosovës për ta themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, teksa “rekomandon” që presioni t’i bëhet Serbisë.
Ai ka lutur poashtu, emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, që të “mos rreshtohet nga ana e Serbisë” teksa “njofton” Bidenin se Escobar “po del hapur në mbrojte të Serbisë”
Kujtojmë se aktivisti i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka kërkuar nga qytetarët të cilët njohin persona me ndikim ndërkombëtar, tu drejtohen me shkrime të huajve për t'i njoftuar, siç thotë ai, rrezikun që prodhon Asociacioni.
Nuk dihet nëse Asim Thaçi ka marr shkas nga kërkesa e Zaimit për t'iu drejtuar, hiç më pak se njeriut më të pushtetshëm në botë.
Shkrimi i plotë: