Një punëtor bie nga gati i gjashtë në Gjilan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një punëtor ka rënë nga kati i gjashtë në Gjilan.
Në raportin 24-orësh të policisë ka treguar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.