Një person lëndohet në një aksident mes dy veturave në Ferizaj
Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të dielën në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Sipas Policisë, aksidenti nodhi rreth orës 19:34 dhe në të u përfshinë dy vetura me targa vendore.
Përveç të lënduarit, i cili u dërgua për trajtim mjekësor, nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi rastin për klankosova.tv.
“Rreth orës 19:34, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale ne vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Veseli.