Një person i humbur, policia kërkon ndihmë nga qytetarë
Policia e Kosovës përmes një postimi ka kërkuar ndihmë nga qytetarët dhe media për një person të humbur, Xhemail (Mehmeti) Behluli nga qyteti i Gjilanit, adresa e banimit “Beteja e Koshares”.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, njofton Policia e Kosovës.