Një person humb jetën në Junik, u rrokullis me traktor
Si pasojë e rrokullisjes me traktor, ka humbur jetën një person në fshatin Jasiq të komunës së Junikut.
Kështu ka konfirmuar për gazetën Nacionale zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në fshatin Jasiq, komuna e Juikut ne vendin e quajtur Gadime një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur”, tha Gashi.