Një person harron armën në banjon e Aeroportit të Prishtinës, e gjen pastruesja - NACIONALE

Një person harron armën në banjon e Aeroportit të Prishtinës, e gjen pastruesja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person dyshohet se ka harruar një pistoletë në banjo mesditën e së martës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Arma është zbuluar nga një pastruese, e cila menjëherë ka njoftuar policinë, sipas një njoftimi të policisë.

Policia ka konfiskuar armën dhe ka informuar prokurorin për rastin.

Aktualisht, po zhvillohen hetime dhe rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

Lajme të ngjashme