Një pacient ik nga Enti Special në Shtime, raportohet i zhdukur
Një pacient i Entit Special në Shtime është raportuar i zhdukur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga një inferemier në Entin Social.
Rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR Shtime 01.05.2024-05:20. Ankuesi mashkull kosovar, infermier në Entin Special, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, pacient i entit është larguar nga aty dhe nuk dihet për ven ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.” – thuhet në raport.