Një muaj nga vrasja e Liridonës, vëllai i saj: Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm - NACIONALE

Një muaj nga vrasja e Liridonës, vëllai i saj: Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka kaluar një muaj që nga vrasja e kobshme e Liridona Ademajt, ku dyshohet se bashkëshorti, Naim Murseli ka paguar vrasjen e saj.

Liridonën e ka kujtuar vëllai i saj, Leonardi, ku ka thënë se këto ditë kanë gjetur në shtëpi ballonat që i kanë festuar djalit ditëlindjen, duke shtuar se do ta ruajnë si cdo kujtim.

Ai tutje ka thënë se viti 2023, do të mbetet vit i kombshëm për ta.

Postimi i plotë:

Ka kaluar një muaj që kur se është vrarë Liridona jonë.

Kishim shumë plane bashkë...

Këto ditë i gjetem në shtëpi ballonat që i pati ble me ia festu djalit ditëlindjen. Do t'i ruajmë ashtu siç e ruajmë çdo kujtim.

Viti 2023 do të mbetet për ne vit i kobshëm që na e mori Liridonën dhe vetëm shpresa për drejtësi po na mban gjallë.

Duam t'i falenderojmë të gjithë mediat, shoqërinë civile, hetuesit, prokurorët që janë duke kontribuar në informim dhe në zbardhjen e këtij krimi.

Ka pasur raste kur jemi lënduar rëndë nga diskutimet dhe raportimet që janë bërë rreth rastit, me informacione të pasakta. Ne shpresojmë që rastet e Liridonës dhe grave tjera të vrara të trajtohen me ndjeshmëri dhe kujdes më të madh.

Ne do të vazhdojmë të avokojmë për drejtësi për Liridonën.

Lajme të ngjashme