Një ministër i talibanëve vritet nga sulmi vetëvrasës me bombë - NACIONALE

Një ministër i talibanëve vritet nga sulmi vetëvrasës me bombë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri për Refugjatë i Afganistanit, Khalil Haqqani, është vrarë nga një shpërthim vetëvrasës brenda ministrisë së tij në Kabul, viktima qeveritare e rangut më të lartë që nga rikthimi i talibanëve në pushtet në Afganistan më 2021.

Edhe gjashtë persona të tjerë vdiqën nga shpërthimi në kohën kur Haqqani po largohej nga zyra, thanë burimet e Ministrisë së Brendshme, raporton televizioni BBC.

Khalil Haqqani ishte anëtar i lartë i një fraksioni të fuqishëm në grupin e talibanëve, i quajtur rrjeti Haqqani, dhe cilësohej terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Përgjegjësinë për sulmin më vonë e mori ISIS-i.

Sipas një raporti të lëshuar nga ajo që e quan veten agjenci e lajmeve e ISIS-it, “Amaq”, një militant i ISIS-it priti jashtë zyrës së ministrit dhe e aktivizoi lëndën shpërthyese, përderisa ministri i talibanëve po dilte jashtë.

Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi se Haqqani u vra nga ISIS-I, raportoi agjencia e lajmeve “Reuters”.

Lajme të ngjashme