Një mashkull 42 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje - NACIONALE

Një mashkull 42 vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se sot është gjetur pa shenja jete në Prizren një mashkull i moshës 42 vjeçare.

Ai ka deklaruar se familjarët kanë treguar se viktima edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore.

Më datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë ‘Petro Nino Luarasi’, në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.) Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore. Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale”, ka thënë Bytyqi në një prononcim për “Telegraf”.

Lajme të ngjashme