Një i vdekur nga të shtënat në Aktash të Prishtinës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në lagjen Aktash të Prishtinës, ku siç ka mësuar Nacionale përmes burimeve, një person ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur si pasojë të shtënave me armë zjarri.
Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për Kallxo.com vdekjen e personit nga incidenti.
Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi, janë personat e plagosur, sipas Sinjalit.
Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.
Nacionale ka siguruar pamje nga vendi ky dyshohet se kanë ndodhur të shtënat.