Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në Zhur të Prizren
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Zhur të Prizrenit.
Lajmin për Betimi për Drejtësi e ka konfirmuar Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.
Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit ndërsa për njërin thuhet se është dërguar për në QKUK në Prishtinë.
Ndërsa, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit nuk është përgjigjur në thirjet e Nacionale.