Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë - NACIONALE

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pas një përleshjeje fizike që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Gjakovë. Ngjarja është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën “Ali Ibra”.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, të cilat dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë.

Policia ka bërë të ditur se në mesin e personave të lënduar ndodhet edhe i dyshuari për rastin.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme