Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Malishevë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Arllat-Malishevë.
Në këtë aksident, ka vdekur një person si dhe janë lënduar 5 të tjerë.
Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës
“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas pamjeve të publikuara aksident ka qenë aq i rëndë sa që vetura e përfshirë është ndarë në dysh. Nuk dihet nëse 5 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, apo jo.