Një i lënduar nga një aksident mes dy veutrave në Klinë - NACIONALE

Një i lënduar nga një aksident mes dy veutrave në Klinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Jashanicë të Klinës.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 16:00 dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në QMF- Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë ai për Express.

Lajme të ngjashme