Një i lënduar nga djegia e një banesë në Breg të Diellit, polica jep detaje
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana, ka bërë me dije se një person është lënduar nga zjarri i sotëm që ka përfshirë një banës të lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
Ajo ka treguar se personi në fjalë ka marrë tretmanin e duhur mjekësor.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, ka thënë tha Pllana.