Një i dyshuar sulmon policët në Aeroport, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Policët në Aeroport dje u sulmuan nga një person.
I njëjti u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Njoftimi:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Aeroporti i Prishtinës / 09.04.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.