Një i dyshuar për trafikim me njerëz është arrestuar nga policia në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për trafikim me njerëz në Gjilan.
Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është regjistruar të ketë ndodhur më 22 janar.
Pas intervistimit, sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Trafikim me njerëz – Gjilan 22.01.2026-00:45. Lidhur me rastin në fjalë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e Policisë.