Një i arrestuar në Malishevë, iu gjetën armë dhe fishekë pa leje - NACIONALE

Një i arrestuar në Malishevë, iu gjetën armë dhe fishekë pa leje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Malishevë i cili dyshohet për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarit i janë gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, thuhet se lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, përfundon njoftimi i tyre.

Lajme të ngjashme