Një grua vdes pasi ra nga objekti banesor, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka nisur një hetim mbi një vdekje të dyshimtë.
Në raportin 24-orësh të PK-së, theksohet se një grua ka rënë nga një objekt banesor.
“HETIM MBI VDEKJEN
Prishtinë / 30.01.2025-18:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura dyshohet se ka rënë nga një objekt banesor dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar” – ka raportuar PK-ja.