Një grua u rrah nga burri për natë të Vitit të Ri, komentet: “Ishalla e ka rrehë mirë bile” - NACIONALE

Një grua u rrah nga burri për natë të Vitit të Ri, komentet: “Ishalla e ka rrehë mirë bile”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Viti mund të jetë i ri, por fatkeqësisht patriarkaliteti duket të jetë po ai i vjetri. Administratori i Nacionales ka mbetur i habitur pas postimit të lajmit se një grua ishte rrahur për natë të vitit të ri 2023.

Një burrë mbeti i arrestuar pasi rrahu gruan e tij pas një mosmarrëveshjeje thuhet në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

E kur Nacionale e raportoi lajmin, disa prej komenteve ishin me të vërtetë shqetësuese.

“Ishalla e ka rrehë mirë bile,” – thoshte një koment që mori edhe pëlqime.

“Dashtë, mirë ja ke ba se e manë men për vit të ri,” – ishte një tjetër koment.

“Është tmerruese se për një kontest menjëherë lajmërohet policia, edhe gratë duhet kuptuar mentalitetin tonë, duhet qenë pak më shumë të tolerueshme, se para lufte nuk kanë ndodh këso ngjarje banale, për dy fjalë me thirrë policinë,” – thoshte një tjetër qytetar pa e kuptuar mirë lajmin.

“Pakan me majtë në mend këtë vit të ri,” – ishte një tjetër.

“Paskan me majtë në mend këtë vit të ri,” – një edhe më tjetër.

“E paska lypë tybe. Bash hair i ban për vit të ri,” – tha më pas një tjetër.

“Telefoni i ka fajet,” – u shpreh njëri duke paragjykuar për rastin.

Ftojmë të gjithë lexuesit e gazetës Nacionale që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj grave.

Lajme të ngjashme