Një grua u gjet e vdekur në banesë, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Suharekë.
Sipas njoftimit, ajo nuk ka pasur shenja dhune.
Policia ka njoftuar se vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrore.
“HETIM I VDEKJES
Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – ka njoftuar PK-ja.