Një grua sulmohet seksualisht nga një burrë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 01.01.2024 – 12:30. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin janë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e PK-së.