Një grua nga Gjilani sulmohet fizikisht dhe kanoset me vrasje nga ish e dashura e saj
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga e ish e dashura e saj.
Deri te rasti ka ardhur pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.
E dyshuara është arrrestuar dhe dërguar në mbajte.
Raporti i plotë i PK-së:
Më 21.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje