Një grua gjendet e vdekur në Hajvali
Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Hajvali të Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare.”
Rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.
Raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Hajvali, Prishtinë (NN) 06.05.2023-14:03. Pas marrjes së një informate për vdekje të dyshimtë, njësiti policor ka dalë ne vend ngjarjes, ku aty kanë qenë edhe ndihma e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare, ekipet kompetente dhe IML janë njoftuar. Rasti ka ndodhë në banesën e viktimës.