Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Lipjan - NACIONALE

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj në Lipjan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesen e saj në Lipjan, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërsa trupi i pajetw i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.

“Lipjan 16.07.2024-22:38. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme