Një grua e lënduar në aksidentin që u përfshi eskorta e Kurtit - NACIONALE

Një grua e lënduar në aksidentin që u përfshi eskorta e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë është aksidentuar një veturë që përbënë eskortën e Kryeministrit, Albin Kurti në rrugën Prishtinë – Gjilan .

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me këtët rast, teksa ka thënë se në këtë aksident ka mbetur e lënduar një grua, ndonëse raportohet edhe dëmë materiale.

AKSIDENT TRAFIKU/Gjilan 11.12.2022, 18:37.​Është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë civile dhe një veturë zyrtare, pasi që dyshohet se vetura civile nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar dyshuara dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

Ndryshe, mbrëmë Gazeta Nacionale ka raportuar se është rrotulluar një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Mësohet se kjo veturë ishte njëra nga katër sosh që përbënë eskortën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte nisur drejt qytetit të Gjilanit për të marrë pjesë në takimin me qytetarët, me të cilët edhe aktualisht po bisedon për punën njëvjeçare të kryetarit Alban Hyseni.

Me të arritur në Gjilan, para publikut, Kurti e ka konfirmuar se njëra nga veturat e tij ishte aksidentuar rrugës.

Lajme të ngjashme