Një grua ankohet se u rrah dhe iu vodh shtëpia, nisin hetimet
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua është sulmuar fizikisht nga dy ose tre persona, duke e vërejtur me pas se nga shtëpia e saj ishin vjedhur një shumë parash dhe një unazë.
Viktima sipas policisë ka marrë tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.
“Prishtinë / 11.07.2024-23:50 Është raportuar se viktima femër kosovare kishte hasur në dy apo tre persona të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas kësaj viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë dhe nga shtëpia dyshohet se i ishin vjedhur 70 € para dhe një unazë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.” – thuhet në raportin e policisë.