Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, UNMIK: Adresoni çështjet e pazgjidhura
Një ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq, UNMIK ka lëshuar një komunikate.
Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut”.
“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” tha Ziadeh
“Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë,” deklaroi ajo.