Një digë e madhe goditet nga raketat në Ukrainë, vërshohen mbi 100 shtëpi - NACIONALE

Një digë e madhe goditet nga raketat në Ukrainë, vërshohen mbi 100 shtëpi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa zyrtarë në qytetin jugor ukrainas, Kryvyi Rih, kanë thënë se 112 shtëpi janë vërshuar, pasi raketat ruse goditën një digë të një rezervuari ujor afër tyre.

Banorëve të 22 rrugëve në dy distrikte iu bë thirrje për t’u zhvendosur, tha kryetari i qytetit, Oleksandr Volkul, duke shtuar se edhe dy shpërthime u kryen gjatë natës për ta rritur rrjedhjen e ujit nga diga për në Lumin “Inhulets”, por qendra tashmë është nën kontroll.

Ukraina tha se ky sulm ishte hakmarrje e Rusisë për kundërsulmin e forcave ukrainase, raporton televizioni BBC.

Pas sulmit të së mërkurës në rezervuarin “Karachunivske”, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti “shtet terrorist” Rusinë.

Sulmi në rezervuar ndikoi në furnizimin me ujë në qytetin që para luftës kishte rreth 600.000 banorë. Në anën tjetër, Moska nuk i ka komentuar raportimet për sulme me raketa.

Lajme të ngjashme