Një dhomë e ndalimit në stacionin policor të Pejës përfshihet nga zjarri, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e mëngjesit ka rënë zjarri në një dhomë të ndalimit në stacionin policor në Pejë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se si pasoj e këtij rasti një person ka pësuar lëndime te lehta trupore.
Sipas tij, i njëjtit është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve.
“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit, si pasoj e këtij rasti një person ka pësuar lëndime te lehta trupore i njëjtit është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve”, ka deklaruar Rugova për TËVË1.