Një burrë sulmohet nga dy persona në Ferizaj
Një burrë ka njoftuar se është sulmuar nga dy burra të tjerë në Ferizaj.
Sipas raportit të PK-së, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
SULM
Rr. Naim Beka , Ferizaj 27.04.2024- 17:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga dy persona të dyshuar. Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga ta ( i dyshuari mashkull kosovar), ku me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti dërgohet në mbajtje.