Një burrë në Prishtinë vetëplagoset në këmbë me armë zjarri - NACIONALE

Një burrë në Prishtinë vetëplagoset në këmbë me armë zjarri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është vetëplagosur më armë zjarri në këmbë në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari ka kërkuar trajtim mjekësor, ku pas trajtimit është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, policia ka sekuestruar armën që është përdorur në rast.

Raporti i plotë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM

Prishtinë 22.10.2023 – 07:20. I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë. Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme