Një burrë në Gjakovë dyshohet se sulmoi seksualisht mbesën e tij të mitur
Në qytetin e Gjakovës mësohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë kur një person akuzohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Fakti që i dyshuari është daja i viktimës, sipas burimeve për të përditshmen Sinjali, e bën rastin edhe më shqetësues.
Sipas deklaratës së të miturës, të cilën e ka dhënë në polici, ngjarja ka ndodhur gjatë verës në banesën në rrugën “Martin Camaj” ku ajo banon me prindërit e saj.
I dyshuari ende nuk është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.