Një burrë gjendet pa shenja jete në Restelicë të Dragashit
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Restelicë të Dragashit, ka njoftuar policia.
Policia po e heton rastin.
Njoftimi:
“Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.