Një burrë gjendet i vdekur në Istog
Një burrë është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Bregut të Istogut.
Sipas policisë ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.