Një burrë e një grua arrestohen në Klinë, e therën me thikë një person
Një vrasje në tentative është raportuar në Klinë.
Atje janë arrestuar një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se e kanë therrur me thikë një person.
VRASJE NË TENTATIVË
Klinë / 14.07.2025 – 21:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një mashkull dhe një femër. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa një mashkull dhe një femër janë intervistuar si të dyshuar lidhur me rastin. Rasti po hetohet nga njësiti I hetuesisë.