Një barkë përmbytet afër Sirisë, gjenden trupat e 53 emigrantëve - NACIONALE

Një barkë përmbytet afër Sirisë, gjenden trupat e 53 emigrantëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupat e 53 emigrantëve janë gjetur pas përmbytjes së barkës me të cilën po lundronin afër bregdetit të Sirisë, tha ministri i Transportit i Libanit.

Njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital të qytetit jugor sirian, Tartus, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Ata thanë se në barkë ndodheshin 120 deri në 150 persona, kur u përmbyt. Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar, raporton televizioni BBC.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përmbytur barka. Përkatësia kombëtare e emigrantëve mbetet e paqartë.

Në Liban ndodhen rreth 1.5 milion refugjatë sirianë dhe gati 14.000 nga vende të tjera, sipas Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR). Libani e ka numrin më të madh të refugjatëve për numër të banorëve në botë.

Lajme të ngjashme