Një adoleshente mbytet nga peshkaqeni në Australi - NACIONALE

Një adoleshente mbytet nga peshkaqeni në Australi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi ishte sulmuar nga një peshkaqen në Queensland të Australisë.

Ekipi i emergjencës iu përgjigj raportimeve për një “incident serioz të kafshimit nga peshkaqeni” në plazhin Woorim, në veri të qytetit Brisbane, rreth orës 16 e 45 minuta sipas kohës lokale të hënën, njoftoi në rrjetin X Shërbimi Ambulantor i Queensland-it, raporton televizioni BBC.

Policia konfirmoi se vajza kishte pësuar lëndime që ia rrezikonin jetën dhe ajo vdiq pak pas orës 17:00. Mediat australiane raportuan se ajo ishte 17 vjeçe.

Ujërat përreth atij plazhi janë shtëpi për shumë peshkaqenë, por sulmi ndodhi afër bregut në pikën e popullarizuar për surfim, në të cilën ka në fuqi masa për mbrojtjen nga peshkaqenët.

Policia konfirmoi se vajza kishte qenë duke notuar në ujërat afër ishullit Bribie, kur u sulmua nga peshkaqeni, lloji i të cilit nuk është identifikuar.

Shërbimi Ambulantor i Queensland-it konfirmoi se viktima kishte pësuar lëndime që ia rrezikonin jetën në pjesën e sipërme të trupit.

Ajo u kafshua në krah rreth 100 metra larg bregut, thuhet në raportimet e mediave australiane./Nacionale

Lajme të ngjashme