Një 53-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan
Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për media e Policisë.
“Me datë 16.08.2025, rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor, nga të cilët është konstatuar se personi është pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në përgjigje.