Një 50-vjeçare bie nga një objekt në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Podujevë.
Një 50-vjeçare ka rënë nga një objekt, duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve. Dyshimet janë për vetëvrasje.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën "Isuf Koliqi" në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, theksoi ai.