Një 32-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren është gjetur një 32-vjecar pa shenja jete.
Zëdhënës policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se viktima është gjetur në banesën e tij.
“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete’’, ka thënë ai për Express, duke dhënë detaje tjera.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”, është shprehur Bytyqi.