Një 31 vjeçar vdes nga plagët e marra nga rënia e një trungu druri
Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një 31 vjeçari në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga rënia e një trungu druri.
Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”.