Nitaj: Thjeshtëzimi nëse ura duhet të hapet ose jo, është për "analfabetët funksionalë” - NACIONALE

Nitaj: Thjeshtëzimi nëse ura duhet të hapet ose jo, është për "analfabetët funksionalë”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka bërë me dije se nuk ka shqiptar e as parti politike që është kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ai ka treguar se çështja është kur dhe si duhet të hapet ajo urë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se thjeshtëzimi i kësaj çështje nëse ura duhet të hapet ose jo, është për "analfabetët funksional".

“Nuk eshte çeshtje nese duhet te hapet Ura ne Mitrovice apo jo. Nuk besoj te kete shqiptar, me apo pa parti, e as amerikan, gjerman, anglez, francez apo kushdo qofte me rezonim normal, qe eshte kunder hapjes se kesaj ure. Çeshtja eshte kur dhe si duhet te hapet ajo. Sot, sot nje muaj, si sot viti, apo kurdo qe krijohen rrethanat. Thjeshtesimi nese ura duhet te hapet ose jo, eshte siperfaqesor, i paanalizuar, qellimkeq e me synim per te lajthitur, minimalisht ate votuesin kategorise se "analfabeteve funksionale"”, ka shkruar Nitaj.

Lajme të ngjashme