Nitaj: Qarqe të caktuara politike po ngrenë dyshime rreth angazhimit amerikan për Kosovën - NACIONALE

Nitaj: Qarqe të caktuara politike po ngrenë dyshime rreth angazhimit amerikan për Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e anti-amerikanizimit në Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohën kur në Kosovë po bëhet fjalë për koordinimin të Kosovës me ShBA-të, qarqe të caktuara politike, por edhe të shoqërisë civile, kanë arritur të ngrenë "dyshimin" për angazhimin amerikan për Kosovën!

Ai ka përmendur faktin Polonia ka kontraktuar një kompani amerikane për të ndërtuar termocentralin e parë bërthamor në vend, duke shtuar se Kosova i ka thënë “jo” zyrtare Contour Global-it amerikan.

“Fatkeqësisht, sot në Kosovë kur po behët fjalë për koordinimin, bashkëpunimin dhe implementimin e politikave dhe iniciativave me karakter strategjik për Kosovën dhe ShBA-të, qarqe të caktuara politike por edhe aktor nga shoqëria civile, kanë arritur të ngrenë ‘dyshimin’ për angazhimin amerikan për Kosovën!”, ka thënë shkruar Nitaj.

Lajme të ngjashme