Nitaj: Nëse qeveria do të lejonte terhjekjen e 30%, humbjet në Trust do të ishin më të vogla - NACIONALE

Nitaj: Nëse qeveria do të lejonte terhjekjen e 30%, humbjet në Trust do të ishin më të vogla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas humbjës se miliona euro nga Trust-i.

Nitaj ka thënë se këto humbjë duhët të llogaritën dyfish pasi që një pjesë të atyre mjeteve s’ishte lejuar që t’i tërhiqnin qytetarët.

Ai tha se, sikur qeveria të kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël.

“Trusti penaional i paska humbur 161.6 milionë. Sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël”, tha Nitaj.

Nitaj shtoj se askush nuk jep llogari për humbjen e milionave, e rendesishmë ësht që qytetarët të mos I marrin.

“Që humbin askush s’jep llogari, kryesorja qytetarëve të mos u jepen”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme