Nitaj me fjalë të mëdha për Daut Haradinajn: Do t’i mbetet besnik vendit për të cilin ka luftuar - NACIONALE

Nitaj me fjalë të mëdha për Daut Haradinajn: Do t’i mbetet besnik vendit për të cilin ka luftuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Muharrem Nitaj i AAK-së ka bërë thirrje që të votohet Daut Haradinaj.

Këtë të fundit, Nitaj e ka përshkruar si luftëtar besnik për Kosovën, që asnjëherë nuk dorëzohet.

Postimi:

Kisha dëgjuar që Daut Haradinaj ishte një luftëtar i zoti. I admiroja djemtë si ai, sepse liria kërkonte trima e Kosova ushtarë. Ai duhet të ketë qenë shumë i ri e unë boll i pjekur kur e pata takuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 1997, ai si pjesëtar i UÇK-së e unë si gazetar i BBC. Ai në pritë e i armatosur, e unë në detyrën time për të përhapur lajme se si po zgjohej Kosova kundër hasmit. Ai e dinte pse dhe kë e kishte ndaluar, e unë e mësova pak minuta më vonë se ai kishte qenë Davidi i UÇK-së.

Ishte hera e parë që UÇK-ja po dilte publikisht në Rajonin e Dukagjinit e unë i dehur nga gëzimi që i pari po e jepja këtë lajm, që për pak orë pati marrë dhenë. Ishte fuqia e BBC-së.

Me Dautin jemi bërë miq më vonë, duke qenë edhe kolegë në Parti e në Parlament.

Padyshim një politikan serioz e përgjegjshëm, konsistent e i pakompromis në mbrojtje të vlerave e interesave të vendit të vet.

Natyrisht s'ka si të jetë ndryshe sepse gjaku nuk bëhët ujë.

Ai që njëherë ka luftuar për vendin e tij, gjithmonë do t'i mbetet besnik atij, pavarësisht se në cilin front është!

Dauti është 50-shi në frontin e radhës!

Lajme të ngjashme