Nitaj befason: Kurti po përgatitet për zgjedhje
Muharrem Nitaj, anëtar dhe ish-deputet i AAK-së, ka folur rreth mungesës së një marrëveshjeje mes kryeministrit Albin Kurti, dhe Këshillit Grevist të BSPK-së, përkundër takimit të sotëm.
Nitaj, këtë mungesë marrëveshjeje, e ka lidhur me përgatitjen e Kurtit për zgjedhje.
Z.Nitaj ka ngritur një hipotezë, duke thënë se ndoshta Kurti po synon të gjitha votat, dhe jo vetëm 50% siç i mori më 14 shkurt të vitit 2021.
“Kryeministri Kurti nuk paska ba marreveshje per nje cikerrime! Kjo dmth se ai po pergatitet per zgjedhje. Vec nuk e di si ka me e paketu. Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt. Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke”, shkroi Nitaj.